“Një natë mu hap dritarja dhe fluturova në hapësirë, pata rastin ta shoh këtë vdekje që ka kapluar mbarë globin”, kjo do të ishte përgjigja surreale për rrëfimin e trishtë që mori pas mijëra qënie njerëzore. Kohët tona maten nga memoria historike e asaj që lëmë pas. Vullneti i njerëzve të vegjël të cilët për nga puna që bëjnë, arrijnë të japin mesazhe të mëdha për njerëzimin nuk mund të nënvlerësohen vetëm nga një rrëfim si ky. Bota ka një rrëfim për veten, kurse ne kemi miliona rrëfime për të. Ashtu si natyra i zëvëndëson stinët edhe vdekja zëvendësohet me jetën, mendja njerëzore është e lirë të fluturojë në skajet më të largëta të këtij universi, dhe me po të njëjtën fuqi të lirisë së saj, mund ta izoloi veten deri në vetvrasje. Në të njëjtën botë ku çdo njeri mund të zgjedhë sesi t`i qaset realitetit, liria e mendjes më çon në një udhëtim imagjinaro-hapsinor drejt shtigjeve të errta të shoqërisë globale.
Dorina Hoxha
Shekullarizim i Infektuar [EPUB ebook]
Shekullarizim i Infektuar [EPUB ebook]
Achetez cet ebook et obtenez-en 1 de plus GRATUITEMENT !
Format EPUB ● ISBN 9789928451149 ● Taille du fichier 1.1 MB ● Maison d’édition G.I.E.P. SHPK ● Publié 2021 ● Téléchargeable 24 mois ● Devise EUR ● ID 7738305 ● Protection contre la copie DRM sociale