Document from the year 2005 in the subject Business economics – Banking, Stock Exchanges, Insurance, Accounting, grade: Keine, , language: Albanian, abstract: Zhvillimi i ekonomisë së tregut në Shqipëri në vitet e fundit është intensifikuar ndjeshëm,
gjë që u dedikohet sidomos privatizimeve dhe investimeve të huaja në sektorin
bankar. Në këtë kontekst, përkthimi i termave bankare nga gjuhët e huaja kryesore, si dhe
shpjegimi i tyre merr një rëndësi të dorës së parë.
Ky fjalorth i terminologjisë bankare gjermanisht-frëngjisht-italisht-anglisht-shqip, i cili
përmban rreth 1200 terma për secilën gjuhë, ka si qëllim t’u përcjellë të interesuarve –
kryesisht nxënësve të shkollave ekonomike, studentëve të shkencave ekonomike, por edhe
nëpunësve të bankave – njohuritë gjuhësore bazë të terminologjisë bankare në gjuhët e
lartpërmendura, të shoqërura me një shpjegim të shkurtër mbi përmbajtjen e tyre.
Fjalori ka si pikënisje gjermanishten, d.m.th. që lemat nistore, sinonimet dhe antonimet
mundshme të dhëna në kontekste të ndryshme janë në shumicën e rasteve në gjuhën
gjermane. Megjithatë, në rastet kur termat përdoren në gjermanishte pa u përkthyer, ato
jepen në gjuhën angleze, – si gjuhë ekonomike botërore – apo edhe në atë frënge. Duke qenë
se si bazë e fjalorit u mor terminologjia e tregut financiar dhe monetar zviceran, shpjegimet
bazohen kryesisht në ligjet dhe rregullat ekonomike të sektorit bankar dhe të bursës në
Konfederatën Zvicerane. Për hartimin e Fjalorit u shfrytëzuan materiale të publikuara nga
bankat zvicerane, të cilat u përpunuan dhe u zgjeruan më tej. Për ndryshimet e mundshme
gjuhësore terminologjike midis gjermanishtes zvicerane dhe gjermanishtes letrare janë dhënë
në çdo rast shënimet e nevojshme. Përkthimi i termat në gjuhën shqipe u krye duke marrë në
konsideratë termat gjegjëse të tyre në praktikat e zakonshme të bankave në Shqipëri, në
rastet kur ato ekzistojnë.
Për kritika, sugjerime, plotësime dhe korrigjime, për të cilat unë ju jam mirënjohës,
drejtohuni në adresën time të postës elektronike [email protected]. Shumë faleminderit.
Dritan Halili
Fjalorth shpjegues i terminologjisë bankare [EPUB ebook]
GJERMANISHT – FRËNGJISHT – ITALISHT – ANGLISHT – SHQIP
Fjalorth shpjegues i terminologjisë bankare [EPUB ebook]
GJERMANISHT – FRËNGJISHT – ITALISHT – ANGLISHT – SHQIP
Koop dit e-boek en ontvang er nog 1 GRATIS!
Formaat EPUB ● ISBN 9783640295371 ● Bestandsgrootte 0.4 MB ● Uitgeverij GRIN Verlag ● Stad München ● Land DE ● Gepubliceerd 2009 ● Editie 1 ● Downloadbare 24 maanden ● Valuta EUR ● ID 3845229 ● Kopieerbeveiliging zonder