Normalisht shqiptarët që jetojnë në Itali, gatuajnë duke u bazuar në recetat e dy kuzhinave, shqiptare dhe italiane… Nga njëra anë preferohet tradita e nga ana tjetër janë kërkesat e përditshme që ndikojnë në mënyrën e të ushqyerit dhe si rrjedhim në përdorimin e shumë recetave italiane. Ushqimet dhe pijet tipike veprojnë si një përcaktues i identitetit që praktikohet nga individët, si një faktor identifikues i grupit, ashtu siç shihet në rastet e festave fetare e laike ku miqtë dhe të afërmit (italianë dhe shqiptarë) mblidhen së bashku dhe shijojnë specialitetet tradicionale. Në këto raste, recetat shqiptare paraqesin një mjet për të krijuar relacione edhe gjatë komunikimit me italianët. Specialitetet shqiptare ngjallin diskutime rreth prejardhjes së vetë personave, historisë e ngjarjeve që kanë lidhje me ushqimet; kallëzime në lidhje me vendet dhe ambientet shoqërore. Kjo është aftësia e përkatësisë kulturore që përmbledh në një vend gjuhën, traditën dhe shijen.
Gino Luka
Shënime kuzhine: Kuzhina italo-shqiptare [EPUB ebook]
Kuzhina italo-shqiptare
Shënime kuzhine: Kuzhina italo-shqiptare [EPUB ebook]
Kuzhina italo-shqiptare
Mua cuốn sách điện tử này và nhận thêm 1 cuốn MIỄN PHÍ!
định dạng EPUB ● ISBN 9786050304220 ● Kích thước tập tin 1.2 MB ● Nhà xuất bản Gino Luka ● Được phát hành 2014 ● Có thể tải xuống 24 tháng ● Tiền tệ EUR ● TÔI 5102556 ● Sao chép bảo vệ DRM xã hội