Klodeta Gjini 
Centimetra jete [EPUB ebook] 

Ủng hộ


Sa më tepër kalojnë vitet, aq më shumë e kuptoj se pedana e kërcimit së larti ishte mbi të gjitha një pedanë që më mësoi artin e të jetuarit. Kërcimi së larti është një garë, ku, për çdo lartësi, fillohet nga e para. Rutina të trasformon në një person që konsideron normale procesin e rifillimit pafundësisht. Perfeksionon mendërisht se, pas çdo rënieje mbi dyshek, je gati për një kërcim të ri, për një lartësi të re. Fillimisht mëson si amortizohet rënia dhe, më tutje, fshin frikën, për të vazhduar me ngritjen e stekës në garë dhe në jetë. Mësova dhe kuptova se praktikimi i përditshëm ishte një formim i vazhdueshëm, që më strukturoi mendimin, jo vetëm si atlete, por, mbi të gjitha, si person. Ritmi i kërkimit të rezultatit nuk të lejon të kesh një ‘komfort zone’. Praktikimi i sportit në nivel elitar, të fut dalëngadalë në botën e objektivave, që zhvendosen mjaft shpejt dhe të mëson si të sfidosh vetveten. Përfitohet një rritje personale, që realizohet nëpërmjet zgjerimit të koshiencës vetiake.’ Nuk jam në gjëndje ta përfytyroj Klodetën pa sportin, sepse ai më dha mënyrën si të administroja pasiguritë e mia të brendshme, edhe pse, në dukje, kisha një karakter çapkën. Klodeta Gjini

€5.99
phương thức thanh toán
Mua cuốn sách điện tử này và nhận thêm 1 cuốn MIỄN PHÍ!
định dạng EPUB ● Trang 395 ● ISBN 9791222759715 ● Kích thước tập tin 9.0 MB ● Nhà xuất bản Youcanprint ● Được phát hành 2024 ● Có thể tải xuống 24 tháng ● Tiền tệ EUR ● TÔI 9616531 ● Sao chép bảo vệ không có

Thêm sách điện tử từ cùng một tác giả / Biên tập viên

35.666 Ebooks trong thể loại này