Xhafer Beqiraj 
Një vështrim i shkurtër për valencën dhe rolet tematike të foljes [PDF ebook] 

Support

Scientific Essay from the year 2014 in the subject Speech Science / Linguistics, , course: The conference ‘Science Week 2014’, MEST, Prishtinë, 2014, language: Albanian, abstract: Në gjuhësinë bashkëkohore, teoria e valencës është njëra nga teoritë themelore shumë e rëndësishme, e cila është përdorur për herë të parë në gjuhësi nga studiuesi frëng Tenieri në veprën Elementet e sintaksës strukturale.
Këtë koncept, Tenieri e huazoi nga fjalori teknik i kimisë, duke u nisur nga formula e ujit H2O që tregon se valenca e atomit të oksigjenit është e dyfishtë krahasuar me valencën e hidrogjenit. Që do të thotë se për të formuar një molekulë uji domosdo duhen dy atome oksigjen dhe një atom hidrogjen (për ndryshe nuk do të kemi përftimin e ujit). Ky koncept i përdorur me kuptim metaforik nga Tenieri gjeti zbatim edhe në gjuhësi. Kështu, për të ndërtuar një fjali gramatikore të saktë, b.f. me foljen ngjaj, është e domosdoshme që të plotësohet valenca e foljes, dmth. kjo folje kërkon dy argumente (sipas Tenierit aktant), të cilëve ajo u shkarkon rolet tematike (teoria theta), p.sh.: Agimi i ngjan babait të vet. Te kjo fjali kemi dy argumente: një argument në funksion të kryefjalës (subjektit) dhe një argument të shprehur me sintagmë emërore në rasën dhanore në funksion të kundrinorit të zhdrejtë. Në të kundërtën, fjalia e mësipërme nuk do të jetë gramatikore, si p.sh.: *Agimi ngjan. Kjo fjali është jogramatikore, sepse mbetet pa u plotësuar valenca e foljes me një sintagmë emërore në funksion të kundrinorit të zhdrejtë. Nga kjo analizë vihet në dukje se folja ‘ngjaj’ është folje dyvalente.

€5.99
payment methods
Buy this ebook and get 1 more FREE!
Format PDF ● ISBN 9783656989059 ● File size 1.0 MB ● Publisher GRIN Publishing ● City München ● Country DE ● Published 2016 ● Edition 1 ● Downloadable 24 months ● Currency EUR ● ID 5239780 ● Copy protection without

More ebooks from the same author(s) / Editor

53,217 Ebooks in this category